You are here
Home > Kombëtarja U-19 > Lacio interesohet për talentin shqiptar, Bogdani u bën bllokadë grekëve

Lacio interesohet për talentin shqiptar, Bogdani u bën bllokadë grekëve

Talentet shqiptarë janë të shumtë. Në ekipe dhe mosha të ndryshme, kryesisht jashtë vendit tonë, bëhen protagonistë me skuadra të ndryshme në shtetet fqinj. Mirëpo, duke parë ecurinë tejet pozitive, për shumë prej tyre lind interesi i kombëtareve në vendet ku po shpërthejnë. I fundit është rasti i Emiliano Bullarit. Sulmuesit të Olimpiakos U-17, për të cilin drejtues të federatës greke janë duke tentuar që ta afrojnë në përfaqësuesen helene.

Bullari

Shqipëria – Bullari ka qenë pjesë e Kombëtares U-17, duke u bërë pikë referimi për kuqezinjtë. Mirëpo, nëse duket që grekët janë duke lëvizur, në kampin kuqezi kanë plane konkrete dhe zinxhiri i përfaqësueseve funksionon më së miri.

Në lidhje me futbollistin në fjalë, “Panorama Sport” ka kontaktuar me trajnerin e Kombëtares U-19. Erjon Bogdani, në fjalën e tij, shpjegon çfarë pritet të ndodhë me sulmuesin kuqezi.

bULLARI

Bogdani – Ish-bomberi i Kombëtares, aktualisht trajneri i 19-vjeçarëve, ka komentuar edhe planet për Bullarin. “Është i datëlindjes 2001 dhe ka qenë pjesë stabël e Kombëtares U-17. Në çdo grumbullim të Kombëtares U-18 do të jetë pjesë, por unë po iu them që do të kem një grumbullim në fund të vitit me lojtarë të kësaj datëlindjeje, pra 2001. Në atë grumbullim do të ketë ftesë edhe për Bullarin për ta parë nga afër.

erjon-bogdani-konference-U19

E kam në plane për të ardhmen”, ka deklaruar Bogdani për “Panorama Sport”. Në këto kushte, kur lojtari është në planet e kombëtares pasardhëse për vetë moshën, mbetet vetëm në zgjedhjen personale se çfarë drejtimi do të marrë karriera.

Është fakt që Igli Tare ka bërë goditjet e duhura për Lacion, duke marrë talente me vlerë shumë të ulët në treg e më pas duke i shitur me vlerë shumë herë më të lartë. I radhës mund të jetë edhe Bullari. Kjo për vetë faktin se Lacio ka shprehur interesim për shërbimet e 17- vjeçarit.

taree

Drejtuesit e Olimpiakosit duan që të bëjnë rritjen e shkallëve të tij në karrierë, duke e aktivizuar me skuadra më të mëdha se mosha që ka, pikërisht për ta bindur për qëndrimin në Greqi.

OLSI TUJANI 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top