“La Gazzetta Dello Sport”: Mund të humbasim kundër Shqipërisë në Shkodër!

Humbja me Spanjën i ka dhënë një tronditje të madhe italianëve. Një goditje e fortë saqë kanë filluar t’i frikësohen dhe një humbjeje tjetër të mundshme në Shkodër ndaj kombëtares shqiptare.
“La Gazzetta Dello Sport”, e përditshmja sportive më e madhe në Itali, nuk ngurron të theksojë se pavarësisht turpërimit në “Santiago Bernabeu”, Italia nuk duhet të mendojë se është aq shumë në telashe.
Sipas saj, kombëtarja e drejtuar nga Ventura ka luksin që të mbyllë këto eliminatore me një humbje tjetër, pikërisht ndaj Shqipërisë.

“Ta marrim veten nga tronditja dhe të lexojmë me kujdes klasifikimin: nëse tani kemi frikë edhe nga Shqipëria, atëherë i kemi punët pisk. Vazhdojmë të kemi 16 pikë, duke mundur Izraelin dhe Maqedoninë në shtëpi, mund të kemi edhe luksin të humbasim në Shkodër. Ndaj vendi i dytë nuk mund të na ikë. Pastaj do të mendojmë për play-off dhe rivalët e mudnshëm”, shkruhej në artikullin e sotëm ku bëhej analiza e përfaqësueses italiane.

About the author

GALERIA