Ky është “avantazhi” i madh i Shkëndijës së Tetovës në ndeshjen e nesërme me Trakain…

Shkëndija e Tetovës nesër do të përballet me lituanezët e Trakait në stadiumin “Mladost” të Strumicës për ndeshjen e kthimit e vlefshme për raundin e tretë të Europa League.

Nuk do të jetë e lehtë për tetovarët që duhet të përmbysin rezultatin 2:1 dhe me disa mungesa të rëndësishme si Cuculi, Junior, Vujcic. Gjithsesi Shkëndija i ka të gjitha mundësitë për tu kualifikuar pasi rezultati është aktiv dhe ka një detaj të rëndësishëm që i konvenon “vendasve”.

Temperaturat e larta do të jenë avantazhi më i madh i Shkëndijës ku temperaturat arrijne deri 41 gradë celsius, ndërsa vet klubi i Shkëndijës ndeshjen e ka paraparë të fillojë më ora 17:00 sepse në atë kohë në Strumicë pritet të bëjë mjaft vapë dhe lituanezët nuk janë të “ambientuar” me temperatura të atilla.

Pikërisht ky detaj ka bërë që dhe HJK i Finlandës të ketë vështirësi dhe u mposhtën 3:1. Gjithashtu dhe nesër ky duhet të jetë një detaj mjaft i rëndësishëm që duhet ta shtyjë Shkëndijnë drejt kualifikimit. /Shqiperia.ch

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply