You are here
Home > Kombëtarja > Kush e solli Geraldon? Kapiteni i Birminghamit te Shqipëria, ishte i jashtëzakonshëm

Kush e solli Geraldon? Kapiteni i Birminghamit te Shqipëria, ishte i jashtëzakonshëm

Kush e bindi Geraldon Bajramin që të zgjidhte Shqipërinë? Gjithsesi, meriton një lavdërim të madh, pasi ka bërë një nga zgjedhjet më të goditura të mundshme. Futbollisti që mban shiritin e kapitenit te Birminghami U-23, ishte i jashtëzakonshëm ndaj Turqisë.

Shpresat tona kanë humbur me rezultatin 1-2 ndaj Turqisë, në një takim që shkëlqyem për pjesën më të madhe të ndeshjes. Përtej dy elementeve si Kallaku dhe Vrioni që të gjithë jemi të ndërgjegjshëm rreth potencialit të tyre, debutimin e bëri për herë të parë edhe Geraldo Bajrami.

Çfarë të thuash përpara për këtë lojtar! Tipik anglez, me shtatlartësinë e tij, që e shfrytëzonte për të përhapur panik në çdo sekondë te kundërshtari, përveçse ishte një “shkëmb” në prapavijë. Sigurisht, tipik anglez ishte përkufizimi për mënyrën e lojës, pasi Bajrami ka gjak dhë rrënjë shqiptare. Kjo është arsyeja se përse ky njeri ka zgjedhur të luajë për Shqipërinë U-21, por nëse vazhdon të nivele të tilla, duhet të bëhet gati edhe për Kombëtaren A. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top