You are here
Home > Kombëtarja > “Kur të thonë qe je i dënuar te Shqipëria”! Mavraj nuk heq dorë, flet në stilin e tij

“Kur të thonë qe je i dënuar te Shqipëria”! Mavraj nuk heq dorë, flet në stilin e tij

Mërgim Mavraj nuk do të jetë i gatshëm për Shqipërinë në dy takimet e rradhës, ndaj Turqisë dhe Andorrës, për shkak të kartonit të kuq të marrë në takimin ndaj Skocisë. UEFA morri një vendim të rëndë, duke e dënuar mbrojtësin e kuqezinjve me 3 ndeshje pezullim.

Këtë vendim nuk po e përjeton në mënyrën më të mirë futbollisti i Ingolshtadit, që ndien mungesën e Kombëtares. Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, Mavraj ka postuar një foto me mbishkrimin: “Kur të thonë se je i dënuar me karton të kuq”.

Në foto është pikërisht një foto e këtij futbollisti, që ka dalë paksa me një profil të mërzitur. Ajo që duhet theksuar, është fakti se Mavraj shquhet për disa reagime vërtet të veçanta dhe ka gjithmonë një stil ndryshe nga të tjerët. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top