“Kuq e Zinjtë” janë kthyer në spektatorë në Seria A…

Java e 13-të e kampionatit italian ka rezultuar një shfaqje e bukur për legjionarët e kombëtares sonë.

Krotone duket së në vend të Ajetit preferon Çeçerinin duke kompletuar dyshen e mbrojtjes me Simiç. Edhe pse rezultatet kanë qenë në luhatje Krotone i gëzohet faktit që nuk ndodhet në zonën e rrezikshme. Kjo mjafton për mos t’u hedhur fort sytë nga reparti difensivë mbrojtjes. Xhenoa në fund të takimit të kësaj jave arriti ti marrë 3 pikë Krotones me rezultatin minimal 0-1. Ndërsa për  Ajetin asnjë minutë e vetme lojë.

Për të vazhduar më tej me Memushaj e Gjimshiti. Benevento i ka ulur të dy në stol si qendërmbrojtësin ashtu edhe mesfushorin shqiptar në përballjen ndaj Sasuolos. Ndeshje e cila u fitua nga miqtë me rezultatin 1-2. Në 13-të ndeshje Benevento ka 0 pikë. Logjikisht me një këmbë në Seria B duke i lënë vendin ekipit të Barit për sezonin e ardhshëm. Një ndërim kokë më kokë i dy shqiptarëve me bashkombasin e tyre Migjen Basha që është gjithmonë e më pranë.

Vetëm Hysaj e Strakosha ruajnë vendin e titullarit në Seria A, ndërsa pjesa tjetër janë akomoduar në stolin e ngroht të rezervave. A thua është faj i tyre që skuadrat janë në organizimin jo të mjaftueshëm për të fituar?!

Përgatiti: Armend Pire – SHQIPËRIA.CH

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply