You are here
Home > Kombëtarja > Kundërshtarët nuk kishin fjetur në kishë këtë herë, Mavraj fiton bindshëm dhe rikthen shpresën

Kundërshtarët nuk kishin fjetur në kishë këtë herë, Mavraj fiton bindshëm dhe rikthen shpresën

“Magdeburgu fitoi, por ata kishin fjetur gjithë natën në kishë”, kështu u shpreh me humor Mërgim Mavraj, në humbjen që ekipi i tij pësoi në javën e kaluar. Ingolshtadi e dominoi në çdo aspekt kundërshtarin direkt të mbijetesës, për ta nisur nga mbajtja e topit, pasimet e sakta dhe gjuajtjet në portë.

Por me shansin e vetëm që rivalët kishin, e shfrytëzuan atë për të fituar në transfertë me rezultatin 0-1. Megjithatë kjo i përket së shkuarës dhe Ingolshtadi ka rigjetur fitoren dhe shpresën për mbijetesë. Këtë herë duke marrë 3 pikë me shumë vlerë, pasi kanë mundur me rezultatin 0-3 Aue.

Një fitore e tillë ishte e detyruar për skuadrën gjermane ku bën pjesë edhe Mavraj, ndërsa mbrojtësi i Shqipërisë duket se ka gjetur edhe nivelin e tij më të mirë, duke qenë siguri për prapavijën. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera

Leave a Reply

Top