You are here
Home > Kombëtarja > Kumbulla dhe Rrahmani, ekipi në Seria A mund të luajë me dyshen shqiptare

Kumbulla dhe Rrahmani, ekipi në Seria A mund të luajë me dyshen shqiptare

Një nga transferimet e bujshme të Veronës në Seria A ishte Amir Rrahmani. Arsyeja është e thjeshtë pasi ky mbrojtës ka shkëlqyer me Kosovën dhe ka treguar vlerat në kampionatin kroat.

Për më tepër që u mor nga Dinamo e Zagrebit, një shkollë futbolli që gjithmonë ka nxjerr lojtarë të jashtëzakonshëm për tregun europian. Rrahmani pritet që të jetë titullar në prapavijë për sezonin e ardhshëm, megjithse trajneri i Veronës hodhi dhe një ide të çmendur për mesfushë.

Nga ana tjetër, Marash Kumbulla po konfirmohet gjithmonë e më tepër në ekipin e parë. Mbrojtësi shqiptar ka dalë nga akademia e kësaj skuadre, duke i bindur të gjithë me aftësitë e tij. Tashmë pritet që shkodrani të jetë pjesë e rëndësishme e Veronës në Seria A, me një ftesë të mundshme që mund t’i vijë edhe nga Kombëtarja. Ajo që duhet të theksohet dhe se do të jetë vërtet e veçantë nëse zbatohet nga trajneri, është kur Rrahmani dhe Kumbulla të jenë si titullarë në qendrën e prapavijës për Veronën. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top