Kumanovë, zvarritet procedura gjyqësore për vrasjen e Almir Aliut (VIDEO)

Zvarritet procedura gjyqësore për vrasjen e 4 vjeçarit Almir Aliut nga Kumanova. Prokuroria Themelore në këtë qytet, gjashtë muaj pas ngjarjes, akoma nuk ka përgatitur aktakuzën ndaj Boban Iliçit, i akuzuar kryesor për vrasjen e Almirit. Nga Prokuroria thonë se janë duke pritur rezultatet nga ekspertiza neuro-psikiatrike, për të vërtetuar gjendjen psikike të të akuzuarit në momentin e shtypjes së Almirit me makinë.

“Është dhënë urdhër për ekspertizë neuro-psikiatrike për të denoncuarin B.I. për të konstatuar gjendjen e tij psikofizike në momentin kur ka kryer veprën. Për momentin ende nuk janë përgatitur ekspertizat e propozuara dhe ende nuk janë sjellë në Prokurorinë e Kumanovës. Rezultatet janë të rëndësishme me qëllim të sjelljes së vendimit adekuat nga ana jonë”, njoftojnë nga Prokuroria Themelore, Kumanovë.

Nga ana tjetër mbrojtja nuk arsyeton vonesat. Ata kërkojnë dënim maksimal për agresorin pasi sipas tyre, vrasja ka qenë me paramendim.

“Pres që profesionalisht të punohet në këtë drejtim, posaçërisht nga mjekët e neuro-psikiatrisë. Nuk do të doja as të mendoja se diçka e kundërt mund të thuhet në mendimin e tyre, përveç asaj se i akuzuari ishte në njohur çfarë është duke bërë, i kishte parasysh pasojat dhe ishte me vetëdije të plotë në momentin kryerjes së veprës”, u shpreh Asmir Alispahiç, avokat.

Prokuroria e Kumanovës ka ngritur procedurë penale edhe ndaj 3 personave të përfshirë në zënkë mbrëmjen e tragjedisë. Në mesin e tyre gjendet edhe i ati i Almir Aliut, Sedat Aliu. Për rastin në fjalë, sipas ligjit për procedurë penale i denoncuari Boban Iliç rrezikon burg të përjetshëm, për veprat: vrasje me paramendim, vrasjen e një të mituri në prezencë të prindërve, si dhe veprën tjetër tentim për vrasje. Boban Iliç ishte i njohur edhe më herët për organet policore në Kumanovë. Ai disa herë është ndaluar nga policia për vozitje nën ndikimin e alkoolit, sjellje jo etike ndaj zyrtarëve policorë dhe numër të madh të gjobave për shkak të shmangies nga policia. Më 25 qershor Iliç me makinë shtypi familjen tre anëtarëshe Aliu. Almiri katër vjeçar ndërroi jetë pak ditë më vonë në Spitalin e Shkupit./Alsat-M

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply