You are here
Home > Futboll Bota > Ku humbi Zhegrova? Këpucët me flamuj të presin, Genk i tregon sërish…derën!

Ku humbi Zhegrova? Këpucët me flamuj të presin, Genk i tregon sërish…derën!

Edon Zhegrova mbetet sërisht jashtë listës së klubit bleg ku ai është pjesë, Genk. Shumë lojtarë që luajtën me Kombëtaret e tyre respektive në “Ligën eKombeve”, përfituan një vend titullari tek klubet ku ata janë pjesë, pasi dhe komentet për ta kanë qënë të shumta dhe pozitive.

Kjo gjë nuk ka ndodhur me lojtarin dardanas Edon Zhegrova, teksa ky i fundit nuk është grumbulluar nga trajneri i skuadrës Genk për sfidën e ekipit të tyre në këtë fundjavë. Në ndeshjet me përfaqësuesen  e Kosovës, Zhegrova ishte një nga lojtarët titullar të padiskutueshëm të trajnerit Shaland. E kundërta ndodh tek klubi belg, ku që prej disa ndeshjeve rradhazi ai nuk po grumbullohet për sfidat e ekipit të tij.

Ajo çka duhet përmendur është se mesfushori dardanas është në formën e tij më të mirë, por me lojën që tregon në fushë kohët e fundit është vlerësuar edhe si një lojtarë  egoist, teksa e tepron me mbajtjen e topit.  Mesa duket trajneri  i Genk e ka vënë re këtë fakt dhe mund të jetë një ndër arsyjet e mosgrumbullimit të lojtarit dardanas. Kujtojmë që Zhegrova është vetëm 19 vjeç dhe është vetëm në fillimet e tij të karrierës.  Ditën e djeshme ai ka postuar një foto në profilin e tij “Instagram”, ku reklamon dizanjin e këpucëve të tij të reja. Në to ishte i dizenjuar flamuri kosovar dhe ai shqiptar krahas njëri tjetrit, por mesa duket duhet të presi ende kohë për ti përdorur ato. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top