You are here
Home > Kombëtarja > Kroatët për Abazajn: Ngjashmëri e frikshme me Grezdën, fituan diamantin shqiptar ose…Kristalin

Kroatët për Abazajn: Ngjashmëri e frikshme me Grezdën, fituan diamantin shqiptar ose…Kristalin

Abazaj ka kaluar me Osijekun si huazim gjatë ditës së sotme, duke njoftuar përfundimisht largimin nga Anderlehti. Të paktën deri në fundin e sezonit, ndërsa ekipi kroat ka mundësinë edhe të blerjes së kartonit në mënyrë përfundimtare.

Kjo lëvizje erdhi në këtë kohë, pasi në Kroaci merkato e futbollit mbyllet në 15 shkurt 23:59. Pra, gjithçka ishte e mundur që të kryhej dhe një gjë e tillë ndodhi. Tashmë janë mediat kroate që prezantojnë afrimin e ri të Osijekut.

Më saktësisht është “24sata” që flet me fjalë të mëdha për Abazajn. Kështu, ajo vë në dukje ngjashmërinë e madhe të këtij lojtari me Eros Grezdën, që do të bënte bujë me Osijekun. Nga aty do të ndodhte edhe kalimi i tij i madh te Rangersi, pasi shkëlqeu me fanellën e kroatëve.

Media kroate në fjalë e quan Abazajn si diamantin shqiptar, ose Kristalin më mirë edhe nga vetë emri. Osijeku ndodhet në vendin e dytë në Kroaci, duke ndjekur Dinamo e Zagrebin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top