Kristal Abazaj protagonist, Luftëtari ende në vështirësi…

Në Gjirokastër Luftëtari ka ndarë pikët me Laçin. Vendasit janë ndalur në barazimi me shifrat 1-1 duke mos arritur ende fitoren e shumëkërkuar. Goli i parë është realizuar me mjaftë klas nga sulmuesi i kombëtares U21, Kristal Abazaj. 
Në minutën e dytë të takimit 21-vjeçari gjen rrugën e rrjetës por jugorët e kishib të vështirë të mbanin rezultat. Skuadra e Laçit barazon në pjesë të dytë pas shumë përpjekjesh.

Aktualisht Luftëtari është në vendin e tetë me vetëm 9-të pikë ndërsa për Abazajn ky është goli i tretë në kampionat. Javën e ardhshme gjirokastritët luajnë në transfertë përballë Vllaznisë.

Humbësi i këtij takimi do të akomodohet zyrtarisht në zonën e rënies nga kategoria. Shkodranët janë të parafundit në renditje ndaj pritet një përballje mjaft vendimtare.

Përgatiti: Armend Pire – SHQIPËRIA.CH 

About the author