Kosovës i bashkohet dhe një tjetër futbollistë

Një tjetër risi tek Përfaqësuesja e Kosovës. Mërgim Vojvoda e ka marrë ftesën nga përzgjedhësi Albert Bunjaki për ndeshjen e 12 nëntorit ndaj Turqisë, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit të Rusisë, shkruan Zëri.

Futbollisti kosovar e ka postuar në “Facebook” kërkesën që ia ka bërë Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) klubit aktual të futbollistit, Mouscron nga Belgjika, nga i cili kërkon që ta lirojë futbollistin nga periudha 8 deri më 14 nëntor. /Zëri/

About the author