You are here
Home > Futboll Bota > Kosovën do e mbronte nga Serbia me deklaratën epike, Ibrahimoviç e qartëson: Vij nga Kroacia!

Kosovën do e mbronte nga Serbia me deklaratën epike, Ibrahimoviç e qartëson: Vij nga Kroacia!

“Kosova është Serbi, vetëm nëse mamaja ime është e virgjër”, këto ishin fjalët e Ibrahimoviç që u përhapën me një shpejtësi të madhe menjëherë pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, atje ku ndodhi gjithçka pas mbrëmjes së dronit.

Fjalë të kësaj natyre e me një ndjeshmëri të lartë, nga një figurë legjendare e tillë e futbollit sigurisht që marrin peshë të madhe, prandaj edhe mbi vërtetësinë e tyre ka jo pak dyshime. Megjithatë kjo deklaratë asokohe bëri bujë të madhe në gjithë mediat e huaja, jo vetëm ato shqiptare e serbe.

E për të gjithë ata që e kanë pyetur veten për lidhjen apo interesin që Ibrahimoviç mund të kishte për daljen kundër Serbisë, origjina e tij tregon shumë. Së fundmi në një intervistë të këtij futbollisti, sulmuesi suedez ka treguar edhe pak nga rrënjët e tij: “Më vjen mirë që Modriç e fitoi Topin e Artë sepse është gjaku im. Mamaja ime dhe unë vijmë nga Kroacia”, kështu u shpreh Ibrahimoviç, që babain e ka boshnjak dhe mamanë kroate. Faktikisht, duke parë gjithë rrënjët e tij të hershme, gjithçka tjetër merr kuptim. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top