You are here
Home > Kryefaqja > Kosova nxjerr listën, merr edhe talentin e Milanit që nuk i hapi telefonin Shqipërisë

Kosova nxjerr listën, merr edhe talentin e Milanit që nuk i hapi telefonin Shqipërisë

Trajneri i Kosovës U-21, Rafet Prekazi, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy takimet që do të kenë dardanët në muajin mars.

Ashtu siç edhe pritej, në të ka vend edhe për disa risi nga herët e shkuara. Alfred Hajdari është larguar përfundimisht nga Shqipëria, duke zgjedhur t’i bashkohet dardanëve. Flasim për vëllain e Astrit Hajdarit, që ka luajtur edhe me Kombëtaren e Panuçit.

Vëmendja më e madhe, është në emrin e Ismet Sinanit. Ky i fundit është quajtur edhe si një nga talentet më premtues të Milanit dikur, ndërsa aktualisht është në huazim te Juve Stabia. Dëshira e madhe e drejtuesve të Shqipërisë ka ekzistuar për ta marrë këtë futbollist te kuqezinjtë, por ashtu siç do të shprehej edhe vetë Bushi, ishte Sinani që nuk mori mundimin as të hapte telefonin, për të dëgjuar interesimin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top