You are here
Home > Futboll Bota > Kosova e merr vendimin: Do të rrisim çmimin e biletave me 50%, ndikon në imazhin tonë

Kosova e merr vendimin: Do të rrisim çmimin e biletave me 50%, ndikon në imazhin tonë

Në vitin kalendarik që lamë pas, Kosova e Shaland, arriti edhe hapin më të madh në historinë e saj, duke u kualifikuar në “Ligën e Kombeve”, për në fazën gjysëmfinale të saj. Kosova bëri një paraqitje tepër të mirë në këto eleminatore, duke e mbyllur edhe si kokë e grupit në Ligën D. Këto paraqitje të tyre, bën që edhe tifozët që dëshirojnë t’i ndjekin nga afër, të jenë më të shumtë, teksa u rrit edhe numri i kërkesave të biletave. Ndonëse për të parë dardanasit nga afër, duhet të paguaje një shumë simbolike dhe askush nuk e kishte problem këtë shifër.

Ditën e sotme, presidenti i Federatë së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në një intervistë të tij për “Sportin në KTV”, u shpreh se duke filluar nga eleminatoret e ardhshme çmimet e biletave nuk do të jenë si më parë. Sipas Ademit, kjo do të edhe për vetë imazhin e Kosovës dhe theksoi se nund të jenë rreth 50 përqind më të shtrenjta.

“Do të rritet çmimi, nuk do të jetë i njëjtë si më parë. Kjo edhe për vetë imazhin e Kosovës, nuk mund ta mbajmë çmime më aq të lira. Ndoshta mund të jenë rreth 50 përqind më shtrenjtë, megjithëse ne nuk e kemi vendosur këtë. Biletat do të shiten online”, përfundoi Ademi.

Duke parë interesimin e lartë nga sportëdashësit, pavarësisht shtrenjtimit të çmimit, tifozët dardanas do të jenë sërish të shumtë në stadium për të përkrahur ekipin përfaqësues të Kosovës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top