You are here
Home > Boks > Konsumonte gjithmonë “Snickers”, sekreti i njeriut që i shkaktoi humbjen e parë në karrierë Joshuas

Konsumonte gjithmonë “Snickers”, sekreti i njeriut që i shkaktoi humbjen e parë në karrierë Joshuas

Ditën e shtunë nuk u luajt vetëm finalja e Champions League, por ishte edhe një sfidë tjetër po aq e rëndësishme, megjithëse jo në futboll, por në boks. Pikërisht në këtë sport, ishte edhe një prej ndeshjeve më të bukura, aty ku u ndeshën Joshua me meksikanin Ruiz, përballje kjo e vlefshme për titullin kampion bote të peshave të rënda.

Këtë ndeshje arriti ta fitonte meksikani Ruiz, teksa mposhti Joshuan dhe njëkohësisht i rrëmbeu britanikut edhe brezin e artë, duke i shkaktuar edhe humbjen e parë në karrierë. Fitorja e tij bëri bujë në të gjithë botën, teksa Ruiz ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Menjëherë pas këtij triumfi, meksikani tregon edhe sekretin e tij, ku ndër të tjera, thekson se motivi dhe shkaku kryesor që ai vazhdoi të boksonte ishte inisiativa e të atit. Kjo gjë ndodhi pasi Ruiz, ishte gati të futej në rrugën e krimit, ku veçon fakti se boksi atij i shpëtoi jetën.

“Boksi më shpëtoi jetën. Kishte shumë banda dhe unë shoqërohesha me njerëzit e gabuar. Disa janë në burg tani. Të tjerë rrinë nëpër qoshet e rrugëve.

Në intervistën e meksikanit që dha për të prestigjozen “Daily Mail”, u shpreh se një nga sekretet kryesore të ecurisë së tij pozitive, ishte konsumonte shumë “Snicker”, ku sipas prindërve të tij, kjo i jepte mjaft energji pozitive dhe të boksonte në një menyrë që të lodhej më pak.

“Të them të vërtetën, që kur kam qenë gjashtë vjeç, babai më jepte gjithmonë një çokollatë Snickers përpara se të ndeshem dhe më ka dhënë vazhdimisht energji”, përfundoi mes të tjerash kampioni i ri i botës, Andy Ruiz Jr./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top