Konfirmohen dy legjionarë në grumbullimin e 16 marsit (Foto)

Në prag të miqësores me Norvegjinë, trajneri Panuçi nuk ka bërë ende publike listën e lojtarëve që do të grumbullojë. Tekniku italian ka bërë me dije se lista e plotë do të publikohet ditën e premte të kësaj jave. Megjithatë emra kanë nisur të qarkullojnë.

Padyshim që emrat më të rendësishëm të kombëtares do të jenë pjesë e sfidës ndaj Norvegjisë. Nga Rusia e largët, skuadra e Akhmat Grozny konfirmon dyshen e saj shqiptare si pjesë e grumbullimit. Në një postim në rrjetet sociale rusët shkruajnë se Odise Roshi dhe Bekim Balaj do të thirren në kombëtaren e Shqipërisë për ndeshjen e 26 marsit.

Roshi rikonfirmohet në kombëtare ndërsa Balaj merrë ftesë pas një viti të humbur për shkak të dëmtimit. Dysha e Akhmatit ka rezultuar produktive në disa takime ndonëse nuk kanë munguar edhe rezultatet e dobta nga ana e skuadrës ruse. Ndërsa në kombëtare dyshja Roshi-Balaj janë një nga lidhjet më të kombinueshme në aksionet e kuq e zinjëve.

Armend Pire – SHQIPËRIA.CH

About the author