You are here
Home > Futboll Bota > Komike/ Roma e jashtëzakonshme, ndalon të gjithë lojtarët: Mos bëni foto me Drake!

Komike/ Roma e jashtëzakonshme, ndalon të gjithë lojtarët: Mos bëni foto me Drake!

Ekipi i Romës është kthyer në kryeqendër të vëmendjes së europianëve në ditët e fundit, pasi ka ndërrmarë disa nisma, që janë edhe shumë komike. Vetëm para pak ditëve klubi i njohur ftoi një tifoz të thjeshtë në stadium, për të provuar fjalët e tij.

“Atë golin e bëja edhe unë”, do të shprehej Marko, një tifoz i Romës, referuar një gol të Cengiz Under që në dukje ishte elementar. Por kur u gjend vetë në tre raste të tilla, Marko dështoi në të gjitha mundësitë. “Ndjesë, nuk e them më”, do të shprehej tifozi pas shansit që italianët i dhanë si në një formë leksioni.

Së fundmi, ky ekip ka nxjerrë edhe një rregull të ri. “Mos bëni më foto me Drake, deri në fund të sezonit”. Këngëtari i njohur konsiderohet si një “mace e zezë”, pasi ekipet e lojtarëve që Drake bën foto, gjithmonë janë të destinuara për të humbur. Rasti i fundit ishte me Agueron, që humbi ndaj Totenhemin në “Champions League”, por ka edhe shumë precedentë të tjerë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top