You are here
Home > Futboll Bota > Komike/ Himni i Kombëtares vendoset me telefon, e ndërpret një thirrje telefonike

Komike/ Himni i Kombëtares vendoset me telefon, e ndërpret një thirrje telefonike

Një situatë qesharake dhe krejtësisht e rrallë ishte ajo që ndodhi me Afrikën e Jugut. Gjatë ndeshjes me Libinë, në atë fitore me rezultatin 2-1, ka ardhur edhe një episod që tërhoqi vëmendjen e gjithë mediave sportive të njohura.

Kur po këndohej himni i Afrikës së Jugut, në stadium muzika ishte vendosur nëpërmjet telefonit. Një thirrje telefonike do të ndërpriste për disa sekonda edhe lojtarët, që të habitur nga ajo që po ndodhte, nuk mund të vazhdonin duke kënduar.

Pas u mbyllën në fraksion sekondash disa veprime me telefonin komandues, u vazhdua normalisht me himnin. Futbollistët e Afrikës së Jugut u mundua ta kalonin sa më lehtësisht këtë moment të sikletshëm, që e dëshmon qartësisht mungesën e profesionalizmit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top