Kombinim Hasi-Tare, talenti kuqezi drejt Lacios

Hasi ka objektiva madhorë me Olimpiakosin dhe i duhet të përzgjedhë mes shumë futbollistësh që ka në organikë skuadra greke. Mes tyre, është edhe futbollisti i Kombëtares U-21.

Trajneri nga Gjakova nuk e sheh parësor Ardit Tolin në planet e tij për Olimpiakosin, mirëpo një tjetër shqiptar që drejton një ekip të madh e ka vënë në shënjestër.

Tare dhe Lacio kanë kthyer sytë nga futbollisti i Kombëtares Shpresa dhe kanë kërkuar informacione për ta marrë atë në Itali. Mbrojtësi i djathtë 20 vjeçar është një nga emra që Tare kërkon t’i ketë në dispozicion, për t’i rritur atyre vlerën dhe për t’i bërë kontingjent të skuadrës së parë që drejtohet nga Inzagi.

Në ditët në vijim, pritet që të ketë zhvillime dhe shqiptari mund të veshë fanellën e Lacios. /Panoramasport

About the author