Kombëtarja U21 zbret në vendin e 4-të, kalon përpara në renditje Islanda…

Pas barazimit në “Selman Stërmasi ” ndaj Irlandës së Veriut, kombëtarja e Shpresat u ngjit përkohësisht në vendin e 3-të me gjastë pikë. 

Ndeshjet e tjera të “Grupit 2” janë zhvilluar ditën e sotme ku Islanda ka marr një fitore të vuajtur ndaj Estonisë U21. Kjo fitore në shifrat 2-3 i ka ngjitur ishullorët në vendin e 3-të me shtatë pikë, një më tepër se kombëtarja jonë. Ndërsa Spanja U21 pret në shtëpi kombëtaren modeste të Sllovakisë për të vulosur përfundimisht kreun e grupit.

Deri në fund të këtyre kualifikueseve Shqipëria ka edhe 5 ndeshje të mbetura. Praktikisht dy ndaj Spanjës, dy ndaj Sllovakisë dhe një ndaj Estonisë. Plot 15 pikë në lojë për të arritur vendin e dytë në grup edhe pse duket disi e vështirë. 

Përgatiti: Armend Pire – SHQIPËRIA.CH

About the author