Kombëtarja U21/ Alban Bushi vijon stërvitjet në Belfast

Që dje pasdite, shpresat kanë filluar përgatitjet për sfidën kundër Irlandës së Veriut, e vlefshme per eliminatoret e Europianit të vitit 2019, te cilet aktualisht janë në vend të parë me tre pikë te plota ne grupin e dytë. 

Trajneri i U21 Alban Bushi vazhdoi sërish sot seancën stërvitore të paradites, në qytetin e Belfastit, ku është grumbulluar ekipi kombëtar U21, per dy ndeshjet e radhës, ndaj Irlandës së Veriut me 31 gusht ora 20:30 dhe Islandës më 4 shtator ora 19:00, ne Reykjavik. 

Sipas statistikave, ekipi yne perfaqesues ndeshet për herë të pare me irlandezët e veriut, ndërsa me Skocinë kemi dy perballje të mëparshme, një barazim dhe një fitore për kuqëzinjte tanë.

About the author

GALERIA