Kombëtarja sonte përballet me Austrinë

Pas javëve të tëra përgatitjesh ku kanë zhvilluar edhe 5 ndeshje miqësore, 2 në Shqipëri dhe 3 në një turne miqësor në Armeni, Kombëtarja Shqiptare e Basketbollit tani është e gatshme për pjesëmarrje në fazën para-eliminatore të Botërorit 2019.

Siç dihet duke nisur nga ky sezon Basketbolli ndërkombëtar ka adoptuar skemat e futbollit, dhe ndryshe nga 2 vitet e mëparshme, Shqipëria do ta nis fushatën eliminatore me pjesëmarrjen e saj në fazën para-eliminatore, ku do të përballet në grup me Austrinë dhe me Holandën.

Në bazë të formulës së paracaktuar dy të parat e grupit kualifikohen për më tej në fazën finale, ndërsa e treta e renditjes eliminohet.

Ndeshja e parë e Kuqezinjëve do të zhvillohet sonte në ora 20:30 ndaj Austrisë, që do të zhvillohet në sallën sportive ”Feti Borova”.

Lista e kandidatëve të ekipit kombëtar

 

1 – Majk Vaqarri (Kamza Basket)
2 – Elvis Dusha (Playmuth, Britani e Madhe)
3 – Ervin Bërdica (Vllaznia)
4 – Klein Strazimiri (Tirana)
5 – Orlando Muça (Proteas, Greqi)
6 – Daniel Lekndreaj (Vllaznia)
7 – Franko Bushati (Brescia, Itali)
8 – Arlind Merkaj (Ardhmëria Basket)
9 – Manuel Kalanxhi (Tritonas, Greqi)
10 – Celis Taflaj (Roma Azzurra, Itali)
11 – Ditmar Mara (Ardhmëria Basket)
12 – Marsel Aliaj (Teuta)
13 – Gerti Shima (Tirana)
14 – Michael Moses (Sigar Prishtina, Kosovë)
15 – Abel Gjyzeli (Tirana)
16 – Endrit Hysenagolli (Tirana)
17 – Klaudio Patani (Isernia, Itali)
18 – Herion Faslija (Teuta)
19 – Klaudio Haruni (Esperos, Greqi)
Trajner: Antonis Constantinides
Zv.Trajner: Afrim Bilali/Shqiperia.ch

About the author