You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Kombëtarja shqiptare e gjen zgjidhjen me të rinjtë, furnizohet nga Shkëndija e Tetovës

Kombëtarja shqiptare e gjen zgjidhjen me të rinjtë, furnizohet nga Shkëndija e Tetovës

Një nga klubet që shqiptarët krenohen me së shumti në Europë është pikërisht skuadra e Shkëndijës së Tetovës. Ky ekip është përfaqësuesi më i mirë i shqiptarëve jo vetëm në kampionatin maqedonas, ku Shkëndija bënë pjesë, por edhe në kupat e Europës, pasi kohët e fundit në eliminatoret e tyre kanë treguar që janë një skuadër me potencial.

Përveç këtij fakti, Shkëndija e Tetovës po bëhet një furnizues i mirë për Kombëtaren kuqezi, pasi shumë lojtarë të saj, janë grumbulluar me të rinjtë e Shqipërisë. Emri i rradhës që është lakuar, është pikërisht ai i 15-vjeçarit, Lorik Kaba. Ky i fundit është pjesë e akademisë së Shkëndijës, ndërsa është i grumbulluari i rradhës për kuqezinjtë U-15. Raportohet se gjatë fazave të vëzhgimit të lojtarëve të rinjë që mund të bashkohen ekipeve zinxhir të Shqipërisë, Kaba ishte më i spikaturi.

Ndonëse është vetem 15 vjeç, tek këmbët e Lorik Kabës shihet një e ardhme tepër e madhe në futboll. Ajo çka mund të veçojmë është se skuadra e Shkëndijës vijon të furnizojë rregullisht ekipin Kombëtar me lojtarë të rinj dhe me premisa të mëdha për të ardhmen. Kujtojmë që pak kohë më parë Shqipërisë U-19, i janë bashkuar plot 6 ftbollistë nga skuadra shqiptare e Tetovës./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top