You are here
Home > Futboll Bota > Kombëtarja nuk iu thotë asgjë, të gjithë të çmendur pas derbit të Milanos

Kombëtarja nuk iu thotë asgjë, të gjithë të çmendur pas derbit të Milanos

Ditën e diel më 21 tetor, rikthehet derbi i “Madoninës”, Inter-Milan, që luhët në orën 20:30. Kjo është një nga ato sfidat që mëzi pritet në qytetin italian të Milanos, por jo vetëm,  ku dhe interesi ëshrtë më i madh pasi të dyja skuadrat po tregojnë një formë të mirë në kampionat.

Në ditën e djeshme raportohet se janë shitur të gjitha biletat e stadiumit  “San Siro” ku do te luhet derbi i Milanos. Ndonëse skuadra e Interit është ekipi pritës, ata kanë shitur rreth 77 mijë bileta për tifozët e tyre, ndërsa raportohet se për tifozët kuqezi të Milanit, janë rrethe 8 mijë e 700 vende.

Kujtojmë që kjo është një nga ato përballjet më të luftuara dhe më me grintë që mund të ketë në kampionatin italian “Seria A”.  Skuadra zikaltër gjendet në vendin e tretë me 16 pikë, ndërsa kushurinjtë e tyre kuqezi gjenden në vendin e dhjetë me 12 pikë, ndonëse kanë edhe një ndeshje më pak. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top