Kombëtarja e Pannucit rikthehet në Nëntor, ndoshta për 2 miqësore

Pasi Shqipëria ka habitur opinionin vendas mbi të gjitha, për paraqitjen ndaj kampionëve të botës, pavarësisht rezultatit, kombëtarja e Pannucit rikthehet në muajin Nëntor në Shqipëri.

Sipas asaj që “Panorama Sport” transmeton, me shumë mundësi luhet në Elbasan Arena ndaj Norvegjisë, në datën 6 Nëntor.

Menjëherë 1 javë më pas Shqipëria ka të drejtën e një tjetër date të lirë, por ende nuk është arritur një marrëveshje megjithëse po kërkohet me çdo kusht një tjetër miqësore për ti shërbyer teknikut italian.

Përgatiti: Klaudio Ndreca – SHQIPËRIA.CH

About the author