You are here
Home > Futboll Bota > Kolaj shënoi dopietë me Sasuolon, në Itali: E shfrytëzoi mundësinë, mund të jetë në Seria A

Kolaj shënoi dopietë me Sasuolon, në Itali: E shfrytëzoi mundësinë, mund të jetë në Seria A

Sulmuesi i Shqipërisë U-21, Aristidi Kolaj, arriti që të shënonte dy gola në takimin e zhvilluar me ekipin e parë të Sasuolos ndaj Mezzanas. Ndoshta rivali i përkiste një kalibri të dobët, por e rëndësishme është që lojtari kuqezi e shfrytëzoi shansin e tij.

Kjo ka sjellë edhe vlerësime e para nga mediat në Itali, të cilat shprehen se sulmuesi po mendohet t’i bashkohet skuadrës së parë në Seria A. Deri në këto moment Kolaj ka luajtur me të rinjtë e Sasuolos: “Një ndeshje shumë e mirë nga lojtari i U-21 të Shqipërisë dhe që po e bën klubin që ta mbaj si një alternativë të mundshme në ekipin e parë për Serinë A. Po hyn shumë mirë në mekanizmat e skuadrës dhe po e shfrytëzon në maksimum mundësinë e dhënë nga trajneri De Zerbi”, shkruhet në median italiane. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top