You are here
Home > Kombëtarja U-19 > Kohët kanë ndryshuar, Shqipëria fiton garën ndaj Greqisë për sulmuesin e Olimpiakosit

Kohët kanë ndryshuar, Shqipëria fiton garën ndaj Greqisë për sulmuesin e Olimpiakosit

Erjon Bogdani ka bërë publike gjatë ditës së sotme edhe listën e Shqipërisë U-19, ndërsa nga takimet e fundit ka vend për ndryshime. Më kryesorja është fakti që kuqezinjtë e kanë fituar garën me Greqinë, sa i përket sulmuesit të Olimpiakosit, Bullarit. Për këtë të fundit u përfol se vendi fqinj po bënte gjithçka që ishte e mundur për ta pasur si pjesë të organikës, por pa ia dalë dot.

Nga ana tjetër një vëmendje e veçantë për Bogdanin vazhdon të mbetet futbolli vendas, ndërsa një pjesë të konsiderueshme të emrave i thërret prej aty:

Lista e plotë: Livio Malaj, Igli Harja, Endri Murati, Kristi Malo, Robert Shehu, Angelo Ndrecka, Artan Jazxhiu, Klajdi Peci, Dion Miftari, Kledis Hida, Flavio Mecja, Arinaldo Rrapaj, Blerind Morina, Atdhe Mazari, Emiljano Shoti, Ledio Beqja, Jeton Krasniqi, Brijan Ibrahimi, Kleis Bozjanaj, Dejvid Kapllani, Emiljano Bullari, Ernest Muci

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top