You are here
Home > Futboll Bota > Koha nuk premton, Beqiri nis nga puna: Pashë dëshirë të madhe për të luajtur me Shqipërinë

Koha nuk premton, Beqiri nis nga puna: Pashë dëshirë të madhe për të luajtur me Shqipërinë

Mes shumë ndryshimeve që kanë ardhur te stafi drejtues i ekipeve kombëtare, Elvin Beqiri u emërua si trajneri i Shqipërisë U-17. Tashmë puna ka nisur, ndërsa ndryshe nga rastet e tjera, koha nuk premton shumë për këta djelmosha.

Kjo pasi Shqipëria U-17 është ftuar në një turne që zhvillohet në Turqi e nis nga data 13 janar, deri në datën 20 janar, e ku marrin pjesë shumë Kombëtare të njohura. Beqiri është shprehur se përballje të tilla e ndihmojnë shumë për të njohur elementet e skuadrës, ndërsa thekson dëshirën e madhe të lojtarëve për të përfaqësuar Shqipërinë.

“Kjo është hera e parë që Shqipëria U-17 grumbullohet për këtë vit. E nisim me një turne miqësor në Turqi, që është nga data 13-20. Atje janë 8 ekipe të ndara në dy grupe, ndërsa ne gjendemi me Spanjën, Rusinë dhe Maqedoninë. Të punosh me moshat nuk është e lehtë. Ne kemi parë shumë elemente gjatë seleksionimit dhe jemi munduar për të gjetur futbollistët më cilësor.

Fat i mirë për ne pasi kemi dy turne rradhazi, një tjetër në Maltë do të vijë së shpejti. Të gjithë lojtarët që kanë marrë pjesë në seleksionime, kishin dëshirë shumë të madhe që të luanin me Shqipërinë. Megjithatë, mundësia dhe dëshira kanë diferencat e tyre. Ne kemi qenë aty për të zgjedhur ata më të zotët, që mund të përfaqësojnë më së miri ekipin tonë kombëtar. Mendoj se grumbullimet me lojtarët që luajnë brenda vendit, duhet t’i bëjmë më të shpeshta, pasi lojtarët që janë jashtë e kanë të pamundur një gjë të tillë”, u shpreh Elvin Beqiri. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top