You are here
Home > Kombëtarja > Klubi maqedonas i hapte telashe me Shqipërinë, Sadiki me vendin e parë në Sllovaki

Klubi maqedonas i hapte telashe me Shqipërinë, Sadiki me vendin e parë në Sllovaki

Nehar Sadiki mund të jetë emri më i ri që shërbej si përforcim për Shqipërinë U-21 që drejtohet nga ana e Alban Bushit. Mbrojtësi 20-vjeçar ishte pjesë e Rabotniçkit në Maqedoni, atje ku po i shkaktoheshin jo pak probleme sa i përket lidhjes me Shqipërinë.

Kjo solli që Sadiki të përfaqësonte edhe grupmoshat e Maqedonisë, ndërsa tani “Shqiperia.ch” raporton se janë të gjitha shanset që ky futbollist t’i bashkohet kuqezinjte. Arsyeja? Shumë e thjeshtë, një aventurë e re dhe më premtuese ka nisur për të.

Mbrojtësi shqiptar është transferuar në janar tek më të mirët e Sllovakisë, Slovan Bratislava. Ky ekip ndodhet në vendin e parë dhe e ka vrarë kampionatin, thuajse duke mbyllur llogaritë në këtë kampionat. Transferimi në një ekip të tillë do e ndihmojë Sadikin jo vetëm që të rritet si lojtar, por edhe të bashkohet me Shqipërinë. Sigurisht, nëse dëshira e lojtarit për të ardhur te kuqezinjtë vazhdon të mbetet e madhe, megjithëse është njoftuar që Sadiki e ka refuzuar fanellën e Shqipërisë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top