You are here
Home > Futboll Bota > Kishin ndërruar vëndet, në derbin shqiptar në Angli mungoi futbollisti që nuk pritej

Kishin ndërruar vëndet, në derbin shqiptar në Angli mungoi futbollisti që nuk pritej

Një derbi shqiptar pritej në “Championship” gjatë ditës së sotme, atje ku Sheffield Wendsay shkoi në transfertë ndaj Swansea, takim ky që vazhdon në rezultatin 0-1.

Te këta të fundit luan talenti shqiptar, Bersant Celina, ndërsa tek Sheffield aktivizohet sulmuesi Nuhiu. Ky i fundit ndodhet një formë aspak të mirë, aqsa është kthyer në objekt tallje edhe për tifozët. Kjo pasi Nuhiu ende nuk po arrin të shënojë golin e shumëpritur, megjithëse pozicioni dhe detyra e tij është pikërisht në majën e sulmit.

Nga ana tjetër Celina gjithmonë ka treguar klasin e tij dhe se i përket një tjetër kategorie. Megjithatë, në formacionin zyrtar të hedhur nga të dyja ekipet, ajo që ka bërë disi habi për tifozët shqiptarë, është lënia në stol e Celinës.

Sulmuesi i talentuar nuk është preferuar nga ana e trajnerit të Swansea, ndërsa Atdhe Nuhiu që pritej ta niste nga pankina, ka qenë nga minuta e parë në fushën e lojës. /Shqiperiach/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top