You are here
Home > Futbolli Shqiptar > “Kishim çelikun Cana, luftëtarin Cheyrou dhe të pangopurin Taiwo”! Në Marseja “qajnë” legjendat

“Kishim çelikun Cana, luftëtarin Cheyrou dhe të pangopurin Taiwo”! Në Marseja “qajnë” legjendat

Që në kohën kur Lorik Cana është larguar nga ekipi i Marsejës, ndoshta edhe për shkak të rastësisë e ikjes së brezit të artë, ekipi i njohur francez i ka harruar sukseset. Por tifozët, nuk mund të lënë në harresë emrat që i kanë ngritur zemrën peshë, për të prekur nivelet më të lartë europiane.

Kjo është aryseja kryesore, se përse emri i Canës figuron shpeshherë në Francë dhe nga tifozët e Marsejës. Së fundmi do të ishte Mamdou Niang, sulmuesi i Marsejës së së artë, që ka komentuar në mediat franceze periudhën e suksesit të atëhershëm.

“Ne gjithmonë kishim detyrimin e rezultatit. Në Marsejë, ju nuk duhet të humbni. Nuk e di sesi funksionon, por kështu ndodhte te ne. Por ne patëm lojtarë me mendje çeliku si Cana, me mendje luftëtari si Cheyrou. Në prapavijë kishim një Taiëo që ishin i uritur dhe një Heinze që moshën prej 34-35 vjeçare nuk e jepte në fushë. Sikur të shihnit sërvitjen tonë. Ishte një luftë”, ka thënë Niang. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top