KF Prishtina nënshkruan me mesfushorin malazez

Mesfushori 29 vjeçar, Drasko Bozovic, ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Prishtinën, ndërsa është transferuar nga Rudari i Pljevljes.

“Më erdhi oferta dhe u binda që ka të bëjë me projekt të mirë që Prishtina e dëshiron titullin pas katër vitesh dhe pastaj t’i zhvillojë edhe ato ndeshje të kualifikime në Ligë të kampionëve. Pra, me njerëzit në klub, me ata të cilët i njoh, më kanë preferuar dhe vendosa të vije. Kjo është nxitje për mua dhe besoj se do të lë përshtypje të mira”.

“Mbrëmë kam ardhur dhe pritja është e përkryer meqë rast jam takuar me udhëheqësit e klubit dhe trajnerin dhe sot pasdite do t’i takoj edhe bashkëlojtarët në trening”.

“Çfarë di për Prishtinën? Di se Prishtina është ndër klubet më të mëdha në ish-Jugosllavi. Njoh shumë lojtarë që nga Mali i Zi kanë luajtur në Prishtinë dhe që kanë lënë gjurmë të pashlyera, si për shembull Zoran Batrovic si më i njohuri dhe krejt çfarë shpresoj është të arsyetoj besimin dhe që të kem famën që ka pasur Batrovic”, ka deklaruar Bozovic, ndërsa shkruan në faqen zyrtare të Prishtinës në Facebook. /Telegrafi

About the author