You are here
Home > Futboll Bota > Këtë herë si “mister-50 milionëshi”, Avdijajn e do Juventusi: Problem vetëm…mbiemri!

Këtë herë si “mister-50 milionëshi”, Avdijajn e do Juventusi: Problem vetëm…mbiemri!

Nuk bëhet fjalë për një skandal, por këtë herë Avdijajn e kërkon ekipi i Juventusit. Pas një gjymë sezoni të zhvilluar në mënyrë fantastike me Willem II, duke përjashtuar skandalin e fundit me braktisjen e ekipit, gjithçka tjetër flet për talentin e shqiptarit.

Njoftimi i bujshëm ka ardhur nga “Calciomercato”, e cila shprehet se 22-vjeçari ka përfunduar në vëzhgimin e gjigandëve italianë. Mjafton të kujtojmë që vetëm disa kohë më parë, Shalke e vlerësonte 50 milionë euro klauzolën e këtij lojtari, që për moshën e tij, ishte vërtet shumë e lartë.

Kjo e dëshmonte më së miri se për çfarë talenti bëhet fjalë, por sjellja e tij jashtë fushës së blertë ndikoi jo pak tek ky futbollist. Huazim pas huazimi, tashmë mund të vijë edhe një transferim ëndërrash. Megjithatë, po sipas të njëjtës media italiane, problemi i vetëm do të jetë mbiemri i vështirë për t’u shqiptuar nga ana e italianëve. Një gjë e tillë gjen zgjidhje, kur shihen këmbët magjike të futbollistit të Kosovës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top