You are here
Home > Kryefaqja > Kështu Besnik Hasi “heshti” grekët, njerëzve mos i jep atë që presin

Kështu Besnik Hasi “heshti” grekët, njerëzve mos i jep atë që presin

Turmës kurrë mos i jep kenaqesinë të dali prej teje ajo çka ata presin e duan… (Ndoshta moto e Besnik Hasit)

Korrik 2017, Hasi ulet tranjeri i Olympiakos.
Mediat, ultrasit dhe i gjithë opinioni publik kundër dhe në një zë: “Erdhi “shqiptari”. Ikën pa filluar mirë, direkt pas eleminatoreve të Championsit. Gabim i tmerrshëm”

Sikur të mos mjaftonte me kaq vazhduan dhe parullat “Kosova është Serbi”, e ndërsa ultrasit prisnin shkëndijën e vetme nga Hasi për të nisur luftën e tyre te prapambetur nacionaliste e për ta cuar ne shkarkim, Hasi mjaftohet me një deklaratë të vetme per të mos heshtur e për të ruajtur identitetin e tij… “Jam nga Kosova e Shqipërisë, kaq”

Pra edhe nëse ka nje Kosovë të Serbisë sipas ultrasve te Olympiakos, Besnik Hasi pa ia prishur fjalën ndoshta, me nje diplomaci më shumë se të mrekullueshme i’u bëri edhe njëherë të qartë se unë vij nga ajo “tjetra”, e Shqipërisë, që ndoshta iu ngjall pak panik dhe frikë por kjo është e vërteta.

Gusht 2017, Olympiakos në grupet e Champions League.
Mediat, ultrasit dhe opinioni publik: ” Maestro, mos u largo. Duhet të zgjatet kontrata, arkitekti kryesor i kualifikimit. Nuk ka frikë të marrë përgjegjësit. Bravo Besnik Hasi”.

Moto e futbollit dhe e Besnik Hasit, është në faktë moto e jetës. Puna flet më shumë se gjithçka, zhurmën le ta bëjnë të tjerët të cilët nuk kanë aftesinë për të bërë diçka tjetër. Ne, flasim dhe matemi me veprat, dhe ato “ulërijnë” po aq sa ata ultras, se suksesi i’a mbyll gojën të gjithëve, duke filluar nga i pari e deri tek i fundit “ekstrem” grek, por dhe jo vetëm.

Përgatiti: Klaudio Ndreca – SHQIPËRIA.CH

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top