You are here
Home > Futboll Bota > Kërkohet me ngulm në Angli, Bushi e ka të garantuar sulmuesin: Nuk ka lidhje me Greqinë

Kërkohet me ngulm në Angli, Bushi e ka të garantuar sulmuesin: Nuk ka lidhje me Greqinë

Fiorin Durmishaj është vënë në radarët e ekipit të njohur anglez të Blekbërnit. Lojtari 21-vjeçar që është pjesë e ekipit të Shpresave të Shqipërisë, luan në ekipin grek të Panioniosit, ku me këta të fundit ka rritur të shënojë edhe 2 gola në këtë vit futbollisit.

Kohë më parë ka patur zëra për një afrim të lojtarit Durmishaj tek Kombëtarja greke, teksa ku i fundit i është bashkuar ekipit të Alban Bushit. Kjo gjë nuk e mundëson mos kalimin e tij tek grekët, në qoftë se do të ketë një thirrje për të nga Federata Greke e Futbollit. Megjithatë këtë tezë e ka hedhur poshtë kohë më parë pikërisht trajneri i Shqipërisë U21, Alban Bushi.

“Durmishaj nuk është kontaktuar nga Federata Greke. Edhe nëse do ta bënin, ai do të refuzonte. Neve nuk na kanë ikur lojtarë e sigurisht edhe Durmishaj nuk do të largohet. Edhe ai është i habitur nga këto zëra. Mosha e re është delikate nuk mund të japësh garanci për vazhdimësinë. Dikur ishte Zvicra me më shumë prurje, tani është Italia. Ndoshta ngaqë punohet më mire, sidomos taktikisht”, përfundoi Bushi.

Kjo përsa i përket çështjeve të largimit të lojtarëve shqiptarë, duke përfaqësuar Kombëtare të tjera që kohët e fundi është kthyer në mode, por janë edhe nga ata lojtarë si Fiorin Durmishi, që po pret momentin e tij për të debutuar me kuqezinjtë e Panuçit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top