Keisuke Honda transferohet në ekipin ambicioz meksikan

Ish futbollisti i Milanit Keisuke Honda do ta vazhdoje karieren e tij futbollistike në Meksikë. Milani nuk vendosi të vazhdoje bashkëpunimin me japonezin dhe ndarja ishte opsioni i vetëm mes palëve.

Vet lojtari bëri me dije se ka nënshkruan një marreveshje me klubin e Pachuca në Meksikë dhe me padurim pret ti takojë tifozët e tij të rrinjë.

Honda i cili ka një karierë të gjatë në Europë do të vazhdojë të luajë me Pachucan klub i cili është kampion aktual në Meksikë dhe do të luajë në Kupën e Botës këtë vit.

Honda do të zëvendësojë Hirving Lozanon i cili nga Pachuca kaloj në PSV e Ajndhovenit.

About the author