You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Katër titullarë në kombëtare, Tirana “për t’u marrë shembull”… në Kenia

Katër titullarë në kombëtare, Tirana “për t’u marrë shembull”… në Kenia

Tirana bëhet përsëri “shkollë” për një ekip kombëtar, por jo për atë shqiptar. Lojtarët bardheblu te përfaqësuesja A e Shqipërisë janë harruar tashmë, i fundit është Taku një vit e gjysmë më parë. Por ka një kombëtare tjetër ku ngjyrat bardheblu përfaqësohen denjësisht nga lojtarë aktualë apo ish-futbollistë të klubi kryeqytetas.

Bëhet fjalë për Kenian, një shtet nga i cili kanë ardhur vazhdimisht përforcime për klubin bardheblu në vitet e fundit. Në ndeshjen e sotme miqësore të Kenias të fituar me shifrat 1-0 ndaj Guineas Ekuatoriale, në fushë ishin 4 titullarë të cilët kanë qenë nën kontratë me bardheblutë.

Në prapavijën e Kenias, në qendër rreshtohej Musa Mohamed, i cili kaloi pak muaj si bardheblu, ndërsa në krahun e majtë ishte Erik Ouma. Mbrojtësi është nën kontratë me bardheblutë dhe në këto muaj ka luajtur me Kastriotin, por që nga sezoni i ardhshëm do të jetë te Tirana.

Në mesfushë, Kenia kishte të rreshtuar lojtarin e bardhebluve, Kenet Muguna që nga minuta e parë, ndërsa përkrah tij ishte një tjetër emër i njohur për tifozët bardheblu, Francis Kahata, i cili disa vite më parë ka qenë një nga lojtarët më të spikatur në radhët e Tiranës. Me pak fjalë, nëse Tirana është bërë një emër i harruar te kombëtarja shqiptare, në Kenia tani është klubi për t’u marrë shembull. /vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top