You are here
Home > Futboll Bota > Katër humbje te Malaga, flet drejtori i akademisë: Talenti shqiptar debuton, e rëndësishme të jetë “babai” mirë

Katër humbje te Malaga, flet drejtori i akademisë: Talenti shqiptar debuton, e rëndësishme të jetë “babai” mirë

Një sezon për t’u harruar ai te akademia e Malagës, teksa në 4 ndeshjet e para, janë rregjistruar edhe 4 humbje. Në këtë grup futbollistësh, gjendet edhe talenti i Shqipërisë, Keidi Bare. Futbollisti i ardhur në fillimin e këtij sezoni nga Atletiko Madridi, iu bashkua të rinjve të Malagës, ndërsa do të ketë shanset e tij edhe me ekipin e parë.

Megjithatë, për të arritur deri këtu, duhet nisur njëherë nga debutimi me akademinë e Malagës. Drejtori i akademisë, Rafa Gil, në një intervistë për “Onda Cero” është shprehur:

“Malaga ka lojtarë vërtet shumë të mirë, pjesa më e madhe që vijnë nga qytetin jonë, por kemi disa kualitete edhe nga provincat. Kemi mbyllur marrëveshjen edhe me talentin shqiptar, Keidi Bare, i cili do të debutojë së shpejti.

Ecuria e ekipeve tona? Kur Malaga ecën mirë në kampionat dhe ne kemi disa probleme me rezultatet si akademi, jemi sërish të kënaqur. Kur babai është mirë, edhe mamaja me fëmijët do të jenë shumë mirë gjithashtu, e rëndësishme është te kontribuojmë për ekipin e parë”, ka mbyllur Gil. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top