You are here
Home > Kombëtarja > Karriera e Elseid Hysajt mes dy rrugëve: Shkon atje ku do përfundojë Sarri, ose te…Interi(Plani B)

Karriera e Elseid Hysajt mes dy rrugëve: Shkon atje ku do përfundojë Sarri, ose te…Interi(Plani B)

Elseid Hysaj është shqiptari që po përflitet më shumë në Itali, pasi gjatë kësaj kohe zërat kanë qënë të shumtë për një largim të tij nga napoletanët. Kjo gjë nuk u bë e mundur në merkaton e janarit, ndërsa mediat italiane rezultuan edhe njëherë si dështim. Ditën e djeshme një nga gazetarët më të famshëm italian, Paolo Elosito, në një intervistë të tij për “AreaNapoli.it” është shprehur se Hysaj do të ndjek Sarin kudo ku të shkojë(merret parasysh shkarkimimi nga Chelsea) dhe në rast se kjo pistë nuk funksionon në një konkretizim, atëherë mbrojtësi do ti bashkohet skuadrës së Interit.

“Hysaj do të shkoj atje ku do gjendet Sari, nëse tërhiqet Chelsea. Në të kundërt  atëherë shkodrani përfundon tek Interi”, u shpreh gazetari italian. Kujtojmë që Sari ka treguar një interes të vazhdueshëm për Elseidin por pa mundur dot ta marrë tek skuadra angelze që ai drejton, Chelsea. Por rezultatet e vetë këtij trajneri nuk janë më të mirat e mundshme në Angli, aqsa po përflitet një largim i mundshëm i tij. Nga krahu tjetër, mediat prestigjoze italiane, kohët e fundit kanë publikuar një lajm se skuadra zikaltër e Interit, po shfaqet e interesuar për të marrë shërbimet e mbrojtësit shqiptar. Ende nuk ka ndonjë ofertë zyrtare nga skuadra e Milanos, por mesa duket do të presin deri në fund të sezonit futbollistik, për të tentuar që të bëjnë të tyrin Elseid Hysajn. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top