You are here
Home > Futboll Bota > Kaq shumë pranë, Shaqirit i mohoet goli i ëndërrave me Liverpulin (VIDEO)

Kaq shumë pranë, Shaqirit i mohoet goli i ëndërrave me Liverpulin (VIDEO)

Liverpuli është mundur në transfertë e sotme ndaj Wolves, me rezultatin 2-1. Trajneri Klop kishte vendosur të ndryshonte gjithçka në formacion, duke i lënë më tepër hapësira lojtarëve të stolit.

Një mundësi të mirë për të shfrytëzuar kishte edhe Xherdan Shaqiri, që e nisi nga minuta e parë këtë takim, ndërsa Salah gjendej në stol. Futbollisti me origjinë shqiptare nuk arriti të lërë gjurmë në këtë ndeshje Kupe, megjithëse iu mohua goli i karrierës.

Ekzekutimi perfekt i goditjes së dënimit, gjeti edhe reagimin brilant të portierit kundërshtar, që i ndihmuar edhe nga shtylla, shpëtoi golin e barazimit. Sigurisht që nëse sfera do të përfundonte në rrjetë, ky do të ishte goli më i bukur i Shaqirit me Liverpulin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top