You are here
Home > Futboll Bota > Kapitenit i dalin huq paratë në Kinë, Hysaj feston si një “ultras” me lojtarët e Napolit

Kapitenit i dalin huq paratë në Kinë, Hysaj feston si një “ultras” me lojtarët e Napolit

Fillimisht dukej se Marek Hamshik e kishte mbyllur përfundimisht historinë me Napolin dhe ishte gati për aventurën e re në kampionatik kinez, pasi tek këta të fundit merkato zgjat deri në fundin e muajit shkurt. Lojtari sllovak do të ketë një luks të veçantë ku përveç pagës së tij vjetore prej 9 milionë eurosh, Hamsik gjithashtu do të ketë luksin që të jetojë në një vilë apo hotel, të ketë një makinë luksoze madje dhe te faturat e restoranteve më të shtrenjta do t’i paguajë skuadra e tij e re.

31-vjeçari ka qënë një lojtar i rëndësishëm për Napolin, ndërsa gjithmonë ka pasur edhe dashurinë e tifozëve. Lojtarët napoletan i kanë bërë edhe një surprizë mesfushorit. Të gjithë futbollistët janë grumbulluar dhe i kanë kënduar Hamsik njësoj si të ishin ultras që brohorasin për skuadrën e tyre. Në këtë surprizë “lamtumire”, më i çmenduri duket se ishte pikërisht Elseid Hysaj. Gjatë ovacioneve, mbrojtësi kombëtares shqiptare ka mundur të tregojë edhe një pjesë tjetër të vetes.

Po gjithçka ka shkuar huq, të paktën deri tani, pasi ky operacion i transferimit ka dështuar. Napoli nuk ka rënë dakort për shumën që ekipi kinez ka premtuar në orët e fundit se do të derdhi në arkat e klubit italian, duke ngrirë gjithçka. Megjithatë pritet të shihet se çfarë do të ndodhë deri në fund, pasi ka ende kohë deri në mbyljen e merkatos. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top