Kapiteni i Shkëndijës “kërcënon” Rodriguezin e Milanit: A je gati? (FOTO)

Anësori i Shkëndijës dhe ylli më i madh i skuadrës, Ferhan Hasani “Buba”, i ka dërguar sinjal serioz Milanit para duelit në kuadër të Europa League.

Hasani do të ketë punë me Ricardo Rodriguezin, një mik të tij të vjetër nga koha kur të dy militonin tek skuadra e bundesligës gjermane Wolfsburg.

Hasani e njeh mirë Rodriguezin dhe mezi pret përballjen ndaj tij, e të cilit edhe i ka dërguar një sinjal me një postim në InstaStory.

“A je gati Rodriguez”, ka shkruar Hasani në postimin e tij në InstaStory.

Ferhan Hasani pritet të jetë bashkë me Besart Ibrahimin dy rreziqet kryesore për portën e Milanit në përballjet që zhvillohen më 17 gusht në San Sirp dhe 24 gusht në “Telekom Arena” të Shkupit. /Shqiperia.ch

About the author