You are here
Home > Kombëtarja > Kapiteni Bare: Spanja është…Spanja, shumë shpejt do jem në Kombëtaren A

Kapiteni Bare: Spanja është…Spanja, shumë shpejt do jem në Kombëtaren A

E pafat mund të quhet ndeshja e Shpesave të Busjhit në humbjen 0-1 ndaj Spanjës. Kuqezinjtë rezistuan për 84’ minuta por hiberikët shfrytëzuan çdo minutë për të siguruar tre pikëshin. Në përgjithsi Kombëtarja U21 bëri një ndeshje  pozitive. Ishte Spanja e dobërt apo Shqipëria e fortë këtë e pamë fare mirë në fushë. Tani djemtë e Bushit dinë të luajnë në grup dhe të mbrohen mjaft mirë.  Edhe kapiteni Keidi Bare ndau të njejtat mendime ku theksoi se ndeshja e sotme pati vetëm një gabim, golin. Në një pronncim për “SuperSport” Bare vlersoi lojën e bërë si dhe premtoi se së shpejti do e shihnim edhe në Kombërtaren A.

“Mund të ja dilnim deri në fund, por jam i kënaqur nga ekipi, pasi ka bërë një sforcim të madh. Ata qarkulluan topin. Spanja është Spanja. E dinim që duhet të mbrohemi shumë mirë, por kështu e ka futbolli. Pësuam në minuta e fundit, por jam i kënaqur nga skuadra ime. Shqipëria ka luajtur në sulm, por nuk ka na ka dalë goli, pasi na ka munguar fati. Kemi dalë shumë herë para porte dhe na ka munguar finalizim, pasi në të gjitha ndeshjet, me përjashtim të Spanjës kemi luajtur mire. Çdo gjë arrihet me punë. Shumë shpejt them se do të jem tek ekipi i parë dhe uroj ta arrij”- mbylli Bare fjalën e tij./Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top