You are here
Home > Futboll Bota > Kanë dy muaj pa fitore, Berisha dhe Gjimshiti mund t’i gëzohen fundit të Atalantës

Kanë dy muaj pa fitore, Berisha dhe Gjimshiti mund t’i gëzohen fundit të Atalantës

Atalanta humbet sërisht në ditën e sotme kundër skuadrës së Sampdorias. Ekipi i Bergamos u mund me rezultatin 0-1 në fushën e saj. Legjionarët tanë, Entrit Berisha dhe Berat Gjimshiti,  që luajtën tek skuadra e Atalantës as në përballjen e sotme nuk u aktivizuan.

Klubi bergamas nuk arrinë të fitojë një ndeshje në kampionatin italian që prej datës 20 gusht. Trajneri që ëshë truri i këtij ekipi, Gasperini, duket se gjërat nuk po shkojnë ashtu siç kishte planifikuar italiani. Ajo çka bie në sy këtë vit, është se numri një pankinës së Atalantës ka një formacion shumë ndryshe nga ai i vitit të shkuar.

Në sezonin e kaluar gardiani i Kombëtares tonë ishte titullar i pa diskutueshëm në portën e skuadrës bergamase, por këtë vit ai e ka humbur vendin e titullarit. Atalanta është kthyer një një ekip i cili “dhuron” pikë për të tjerët, ku mbrojtja dhe porta e saj nuk janë më të sigurta.

Pas përfundimit të javës së tetë të “Seria A”, bergamasët e gjejnë veten në vendin e 17 me vetëm gjashtë pikë të grumbulluara. Pas këtyre paraqitjeve, Gasperinit tanimë po i lëkundet stoli ndjeshëm.  /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top