You are here
Home > Futboll Bota > Kampioni shqiptar që nuk i dhanë medaljen, klubi i parë anglez interesohet për Muriqin nga City

Kampioni shqiptar që nuk i dhanë medaljen, klubi i parë anglez interesohet për Muriqin nga City

Arijanet Muriqi arriti të fitonte titullin e kampion të “Premier League” me ekipin e Manchester City. Megjithatë gardianit shqiptarit nuk ia dhanë medaljen, pasi në Angli është rregulli që duhet të kesh luajtur të paktën 5 ndeshje në kampionat.

Tashmë lojtari i Kosovës po përgatitet për një huazim, pasi hapësira për të është zvogëluar, pas rikthimit të Klaudio Bravos. Mediat angleze raportojnë se klubi i parë anglez është interesuar për të marrë shërbimet e Muriq. Bëhet fjalë për Preston, që ndodhet në “Championship”. Në këtë sezon kjo skuadër u rendit në mesin e tabelës, duke mos rrezikuar sa i përket mbijetesës, por edhe pa ëndërruar asgjë sa i përket kalimit në elitën e futbollit anglez. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top