Kamer Qaka vlen 1 milion euro, gjigantët portuges në gjurmët e tij…

Kombëtarja ka qenë një ogur i mbarë për mesfushorin Qaka. Pas debutimin me fanellën kuq e zi në ndeshjen miqësore kundër Turqisë 22-vjeçari është vënë në qendrën e merkatos së Janarit.

Dy skuadrat e kampionatit portugez kanë shfaqur interesimin e tyre për të marr shërbimet e qendërmesfushorit shqiptar. Kampionët e Sportingut dhe ekipi i Bragës kanë kontaktuar menaxherin e Qakës duke kërkuar bisedime serioze për një transferim të mundshëm.

Zërat që qarkullojnë në mediat rumune janë vërtetuar edhe nga vet presidenti i Poli Iasi. Ndër të tjera ai shprehet se është njoftuar nga menaxheri i Qakës në lidhje me bisedimet. Presidenti Ambrosie thote se nëse vjen një ofertë e me shifrën 1 milion euro atëherë mesfushori mund të largohet.

Kamer Qaka ka ende një kontrat me ekipon rumun deri në vitin 2019. Por me zërat në qarkullim duket se mesfushori në merkaton e Janarit do të firmos një kontrat të re. 

Përgatiti: Armend Pire  – SHQIPËRIA.CH

About the author