You are here
Home > Kombëtarja > Kaçe si një “luftëtar”, del nga parashikimet e grekëve dhe rikuperohet në kohë rekord

Kaçe si një “luftëtar”, del nga parashikimet e grekëve dhe rikuperohet në kohë rekord

Mesfushori i talentuar kuqezi, Ergys Kaçe, do të jetë i gatshëm për skuadrën e Panathinajkosit këtë fundjavë për ndeshjen me Levadiakos.

Legjionari mori një goditje të rëndë në sfidën kundër AEL, në kampionatin grek dhe u mendua që rikuperimi i Kaçes, do të zgjaste për një kohë më të gjatë. Ndryshe nga ç’kishin parashikuar mjekët e klubit grek, futbollisti shqiptar, ka dalë nga parashikimet duke arritur të rikuperohet në një kohë rekord.

Ky rikuperim është një tjetër mundësi e artë për Ergys Kaçen, që të arrijë të bindë trajnerin e Panathinajkosit, Donis, për të fituar një vend në ekipin gjigant grek. Ekipi i tij në këtë fillim sezoni në kampionatin grek, renditet në vendin 7 pas tre ndeshjeve. Ajo çka duhet theksuar është se klubi i Kaçes ka tre fitore në tre ndeshje, por e nisi këtë sezon me në dënim prej minus 6 pikësh. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top