Kaçe me çarje në buzë, fiton Panathinaikos (FOTO)

Ka fituar 0-1 Panathinaikosi i Ergys Kaçes në transfertën e vështirë tek AEL Larissa. Ka qenë finlandezi Lod ai i cili ka shënuar golin e vetëm të takimit me vlerë 3 pikë për skuadrën më të rre të Kaçes.

Gjithësejt 87′ minuta lojë për lojtarin e Kombëtares Shqipëtare i cili zhvilloi një ndeshje mjaft pozitive, u ndëshkua dhe me karton të verdhë në minutën e 65′ të takimit. Sfidë e luftuar dhe jo vetëm, pas ndeshje Kaçe tregon për një çarje në buzë që ka marrë në dyluftim me lojtarët kundërshtarë.

 

 

Po merr ritmin e ndeshjeve të mëdha Ergysi, me sytë e Panuccit tek ai, teksa në javën që vjen Panathinaikos në Athinë do të jetë nikoqir i Lamias.

/Shqipëria.ch

About the author